Referencat

0
Shpërndaje

Një partner i besueshëm që e kupton vërtet brendin BioGaia

Duke kërkuar të zgjerojmë shtrirjen e produkteve tona probiotike, ne filluam partneritetin tonë me Ewopharma mbi një dekadë më parë, në vitin 2007. Pas lançimeve të suksesshme në disa vende, bashkëpunimi ynë është rritur duke përfshirë regjistrimin, shpërndarjen, shitjet dhe marketingun e produkteve BioGaia në 15 vende në tregjet e Europës Lindore Qendrore.

Gjatë viteve, ne kemi përfituar jo vetëm nga përvoja e gjerë e Ewopharma në këto tregje, por edhe nga ekspertiza e tyre në fushat e marketingut mjekësor dhe konsumator. Kuptimi i tyre i vërtetë për produktet tona dhe BioGaia si brend i ka bërë ata një nga tre partnerët tanë kryesorë në nivel global.

Ne e vlerësojmë Ewopharma si një partner shumë profesional të cilit mund t'i besojmë plotësisht. Ne me siguri do t'a rekomandonim ate për çdo kompani që kërkon të shfrytëzojë potencialin e këtyre tregjeve në rritje (vetëm mos u tregoni konkurrentëve tanë).

0
Shpërndaje

Profesionalizi dhe transparenca në partneritet me Dr. Falk Pharma

Ne punojmë me Ewopharma për mbi njezet vite tashmë. Ajo që ka filluar me Salofalk® dhe Ursofalk® në disa shtete të përzgjedhura është rritur dhe zhvilluar në një bashkëpunim afatgjatë, kështuqë ne i besojmë Ewopharma me marketing, shitje dhe mbeshtetje rregullative, për një portfolio të gjërë të produkteve të Dr. Falk përgjatë Europës Lindore.

Rrjeti i gjërë dhe i mirë i Ewopharma’s në regjion, na ka mundësuar të arrijmë shtrirjen e synuar. Si një partner i besueshëm, puna jonë me Ewopharma është karakterizuar gjithmonë me profesionalizëm dhe transparencë.

Ne e rekomandojmë Ewopharma te kompanitë tjera farmaceutike, të cilat kanë për qëllim shtrirjen në tregjet e Europës Lindore dhe Qendrore, si dhe i gëzohemi vazhdimit të partneritetit tone të frytshëm në të ardhmen.